Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski priti në takim homologun e tij nga Shqipëria Fatmir Xhafaj. Dy ministrat e Brendshëm ranë dakort për forcimin e bashkëpunimit mes dy policive si dhe shtimin e kontrolleve kufitare mes dyja vendeve me qëllim parandalimin e migrimit ilegal dhe tregëtisë së drogës. Spasovski dhe Xhafaj biseduan edhe për përforconim e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe financimit tij.

Biseduam mbi përforcimin e bashkëpunimit kundër tregtisë së drogës, armë dhe njerëz. Bashkërisht dërgojmë mesazhin për luftë jo selektive ndaj kësaj të keqeje. Biseduam edhe për iniciativën e ministrisë së Brendshme të Shqipërisë mbi formimin e Qendrës Rajonale për Bashkëpunim policorë të vendeve të Ballkanit Perëndimorë – deklaroi  ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. 

Unë besoj se çështjet që diskutuam për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar kontribuojnë për qetësinë dhe sigurinë e dy vendeve tona dhe të rajonit. Unë besoj se disa nga temat dhe dakordësimet që u zhvilluan në këtë takim do t’i shërbejnë akoma më shumë lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve- deklaroi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.