Punonjësit turistik nga Ohri kërkojnë që shteti t’i marrë parasysh mendimet dhe propozimet e tyre gjatë ndryshimeve në ligjet për veprimtari hoteliere dhe turistike dhe ligjin për taksë turistike dhe qëndrim të përkohshëm.

Shprehen se kjo do të mundësonte zgjidhjen e të gjitha problemeve të grumbulluara me të cilat janë përballur vite me radhë. Shpresojnë se ndryshimet do të hyjnë në fuqi para fillimit të sezonit turistik me qëllim që të mos përballen përsëri me problemet e njëjta.

“Ne si operatorë turistik dhe agjenci turistike më së shumti përballemi me mangësitë në disa pjesë të ligjit për veprimtari turistike siç është licencimi, të drejtat se kush mund të sjellë turistë të huaj në Maqedoni, kush guxon t’i udhëheqë. Kërkuam që lidhur me licencimi i agjencive të mos jepet licencë e përhershme, por të kufizohet në dy ose tre vite, me qëllim që të mos keqpërdoret marrja e licencës” – deklaroi Oleg Malenki,  pronar i një agjencie turistike.

“Ne ofrojmë shërbime të vëllimit të vogël, por nga ana tjetër kolegët tanë të cilët kryesisht janë të papunë dhe burim të vetëm të ekzistencës e kanë punën turistike nuk mund të realizojnë të drejtën e formimit të subjektit juridik përmes të cilit do të kishin paguar sigurim pensional, social dhe shëndetësor. Nga njëra anë jemi interesant, e nga ana tjetër duhet të ketë mirëkuptim se tani është koha që të futet diçka e re” – tha Kliment Naumov, ciceron turistik.

Autoritetet lokale në Ohër janë të vetëdijshme për problemet me të cilat përballet kjo degë ekonomike.

Bëhet fjalë për reagime të agjencive turistike të cilat i kanë ndërmjetësuesit e paligjshëm gjatë akomodimit të mysafirëve, reagime për rregullat e reja për kategorizimin e hoteleve. Kemi dhënë një propozim për mënyrën e re të arkëtimit të taksës turistike, por gjithçka është në një version pune – deklarfoi Gjoko Apostollov, Komuna e Ohrit, sektori i turizmit.

Ideja e punonjësve turistik është që të evitohen të gjitha lëshimet që në rregullativën ligjore janë zvarritur me vite të tëra, ndërsa propozimet do t’i dërgohen Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë.