Omer Ajdini është zgjedhur kryetar i ri i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në konferencën e parë rinore të mbajutr sot në Tetovë, informon INA. Ai mori shumicën e votave nga 600 delegatë që ishin të pranishëm në këtë konferencë partiake. Në garë ishin edhe dy kandidatët e tjerë Dardan Hyseni nga Shkupi dhe Abdulla Osmani nga Tetova.
Omer Ajdini është nga fshati Nikushtak komuna e Likovës. Ai ka studiuar dhe magjistruar në Shkenca Politike, ndërsa të njëjtat i ka përfunduar në Malajzi. Në këtë kuvend të rinisë mban fjalim edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, i cili do të përcjellë porosi politike dhe qëndrimet partiake lidhur me zhvillimet aktuale. Po ashtu pritet që të përcillen edhe mesazhe lidhur me programin e ASH-së, ku fokusi i vecantë është rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut. (INA)