Disa ditë më parë këngëtarja Big Mama iu nënshtrua një operacioni në Turqi. Menjëherë pas kësaj u aludua se ajo ishte e prekur nga kanceri, kishte probleme në stomak, apo se kishte humbur vokalin.

Por ka qenë vetë Big-u që ka sqaruar nëpërmjet një statusi në Facebook gjendjen e saj shëndetësore.

“Miq, fillimisht ju falenderoj shumë të gjithëve që jeni interesuar dhe keni shkruar për mua e gjendjen time. Kam lexuar shkrime të ndryshme e kam dëgjuar muhabete rreth shëndetit tim, por nuk kam mundur që t’ju përgjigjem të gjithëve, ndaj vendosa që përmes këtij mesazhi t’ju them se unë jam shumë mirë me shëndet. Është e vërtetë që kam realizuar një operacion në Turqi për një jetë më të shëndetshme, mirëpo nuk kam pasur as kancer, nuk kam humbur vokalin, e as nuk jam në gjendje kritike, por jam shëndosh si molla”, ka shkruar ajo.

/portali DurresLajm/