Ministria e Punëve të Brendshme, ka kumtuar shkeljet e orës policore në ditën e parë të kthimit të kësaj mase kufizuese anti-Covid.

Nga ora 22 deri në orën 05, sa zgjat ora policore, janë konstatuar 12 shkelje.

Për të mbikëqyrur zbatimin e kësaj mase, dje në terren ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai ka bërë të ditur se do të sanksionohet secili që do të bëjë shkelje të orës policore.

Ndërkohë, janë kumtuar edhe shkeljet e masës tjetër për mbrojtje nga koronavirusi.

Për mosmbajtje të maskës, janë sanksionuar 408 persona.

Andaj, MPB-ja apelon deri te qytetarët, t’i respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19./TV21