Ashtu si ishte njoftuar Komiteti Teknik në një konferencë për shtyp ka lehtësuar masat anti-Covid. Nga data 1 qershor do të hiqet mbajtja e maskës me detyrim në ambientet e hapura, duke vijuar të mbahen vetëm në ambientet e mbyllura.

Ndërkaq po nga data 1 qershor ora policore zhvendosen në orën 23:00. E pandryshuar mbetet ora për lokalet me muzikë, që do të vijojnë të mbyllen në orën 22:00. Në deklaratën e saj, Rakacolli u shpreh se nga 15 qershori, ora policore do të zhvendoset në 24:00 dhe e pa ndryshuar për ambientet me muzikë. Ndërkohë do të lejohen edhe prania e tifozëve në stadiume, me 30 përqind të kapacitetit.