Shkruan Osama Muadini

Për TY djali im…

Për TY, nuk u bë që të ishe fëmijë që shkon në Çerdhe si fëmijët tjerë, por… Për motrën dhe vllaun tënd patjetër se do bëhet…

Për TY, që të kesh ambient të pastër, parqe dhe fusha sporti ku mund të luash dhe të rritesh shëndetshëm…

Për TY, që kur të dalësh nga dera e shtëpisë…

Të kesh rrugë të pastërta dhe mos të turpërohesh para shokëve nga këpucët dhe rrobat e zhytura, ashtu siç turpërohesha unë dikur…

Për TY, që kur të vizitosh familjarët dhe shokët nesër…

Mos të marrësh përgjigjen ” NUK KEMI” ,kur të kërkosh një “GOTË UJË” në RAMALI, LLOPAT e ÇERKEZ… E mos të të thonë “AS KANALIZIM NUK KEMI”…

Për TY, që shkolla ku do fillosh arsimin fillorë…

Të ket kushtet e nevojshme për zhvillimin tënd, duke u nisur nga objekti, klasa, kabinete, ngrohja, salla sportive dhe mësuesi/ja-arsimtarët me kualitet… Me një Drejtorë dhe menaxhues të mirë me Përgjegjësi dhe Llogaridhënje për punën e tij…

Për TY, që shkollimin e mesëm,

Ta ndjekësh në një objekt të ri dhe me të gjitha kushtet,si gjithë nxënësit tjerë të përkatsisë maqedonase… Me një KAMPUS për shkollim të mesëm shqip në Kumanovë që do e quajmë “Qendra e Shkollimit të Mesëm Shqiptarë”, ku do të përfshihen objekte të reja për gjitha drejtimet dhe duke hapur paralele për drejtime profesionale konform kërkesa të tregut të punës…

Për TY, që të kesh Shtëpi Kulture dhe Teatër Shqiptarë…

Ku mu të ndjekësh shfaqje teatrale të veprave të autorëve botërorë, nga artistët e shumt kumanovarë… E pse jo të insiprohesh dhe një ditë të bëhesh artist vet…

Për TY, që të kesh një Bibliotekë me libra Shqip, nga autorë shqiptarë dhe të huaj me renome botërore… Me një Leximore ku do të mund qetsisht ti lexosh ato…

Për TY, që kur të bëhesh student…

Mos të bëhesh ushtarë partiak sa për të marr një diplomë fakulteti dhe pastaj të arratisesh jasht vëndit…
Por të kesh kushte dhe vlera ku do që do vazhdosh studimet dhe të dalësh plot dije dhe konkurues karshi maqedonasve dhe kështu tu tregojmë se ne jemi të zot e këtij vendi…

Për TY, që kur të vij koha të punsohesh…

Atë ta fitosh me DIJE dhe GUXIM dhe jo me PARA e NËNSHTRIM para kriminelëve partiak…