Nëse po planifikoni në udhëtim për një Pekin, atëherë duhet t’i preni flokët sa jeni atje, pasi kushton më pak se dhjetë dollarë, shkruan ‘businessinsider.com’. Analistët e UBS-së kanë mbledhur të dhënat në vitin 2016 se sa kushton prerja e flokëve në qytete të ndryshme të botës.
Në përgjithësi, prerjet e flokëve ishin më të shtrenjta në qytetet, ku pagat vendore ishin më të larta. Çmimet e ulëta janë në qytetet ku pagat janë më të ulëta.
Qyteti më i shtrenjtë për të prerë flokët për gra ishte Oslo e Norvegjisë me 95.04 dollarë, pastaj Cyrih, Zvicër (86.71 dollarë) dhe Gjenevë, Zvicër (83.97 dollarë). Vendet më të lira ishin në Xhakarta, Indonezi ($ 4.63), Manila, Filipine (6.18), dhe Pekin, Kinë (9.27).
Për meshkujt qyteti më i shtrenjtë është Oslo e Norvegjisë, (77.72 $), pastaj Kopenhagë, Danimarkë (52.55 $), dhe Cyrih, Zvicër (50.79 dollarë). Vendet më të lira ishin Xhakarta, Indonezi (4.50 $), Pekin, Kinë (5.24 $), dhe Nju Delhi, India (5.29 $).