Nënkryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, nesër do të marrin pjesë në vizitën e punës në Danimarkë, në fokus të së cilës do të merret vendim për datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian në tetor të këtij viti.

Në kuadër të vizitës, siç paralajmërohet, janë parashikuar takime të veçanta me ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jepe Kofod, me këshilltaren e përgjithshëm për Çështje Evropiane në Zyrën e kryeministrit të Danimarkës, Vibeke Paternak Jorgensen, si dhe me bashkëbisedues të tjerë.

Në takime, siç citohet në njoftimin e Sektorit qeveritar për marrëdhënie me opinionin, nënkryeministri Osmani dhe ministri Dimitrov do të theksojnë rëndësinë e miratimit të vendimit për datën e fillimit të negociatave të aderimit me Bashkimin Evropian në tetor të këtij viti.

Në mënyrë të hollësishme do të brifohet për arritjen në aktivitetet e reformave nga a gjenda evropiane, për ngjarjet e brendshme politike, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe për gjendjet në rajon, ndërsa njëkohësisht do të këmbehen edhe mendime për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, citohet në njoftim.