Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sikur po heq dorë dhe po i lëshon në ujë kolegët e tij më të afërt në Qeveri, kështu e interpretojnë nga VMRO-DPMNE, statusin e fundit në Facebook të shefit të diplomacisë në të cilën shpreh knaqësi që nuk është takuar dhe as që ka nënshkruar memorandume për bashkëpunim me Boki 13.

“Duke pasur parasysh që Zoran Zaev ka pasur edhe takime, fotografi dhe memorandume për bashkëpunim me Boki 13, a vlersoni se Dimitrov po ia kthen shpinën dhe po i jep një shuplakë anijes e cila po fundoset? A nuk është kjo që Dimitrov po ia kthen shpinen Zaevit, Shekerinskes, Kostadin Kostadinovit, Stefan Bogoev të cilët janë fotografuar,takuar dhe kanë nënshkruar memorandume me Boki 13, tani i dyshuar në aferën “Reket”?, pyesin nga VMRO-DPMNE.