Zv.kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, sot gjatë prezantimit të Planit 3-6-9 para Komisionit për çështje evropiane, ku i pranishëm ishte edhe Zoran Zaev. Sipas tij, pritja e gjatë para dyerve të BE-së patjtetër të ndërpritet, qytetarët më nuk do të falin.

“Ne do të fillojmë me realizimin e reformave që kanë për qëllim jo vetëm integrimin, por duke krijuar një vend evropian. Pjesa e parë ka 73 masa që duhet të zbatohen nga institucionet, dhe ne si qeveri jemi në kontakt të përditshëm me ta. Ajo që do të jetë e rëndësishme është përfshirja e institucioneve qeveritare dhe qytetarëve, si dhe përfshirja e partive politike në Parlament”, tha Osmani.

Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit ai njoftoi miratimin e ligjit për gjuhën shqipe, përderisa rreth administratës publike njoftoi depolitizimin e saj dhe sigurimin e kushteve më të mira për punë.
“Lufta kundër korrupsionit është e lartë në këtë drejtim, me qasje të barabartë për të gjithë qytetarët”, theksoi ai.

Pritja e gjatë para dyerve të BE-së patjetër të ndërpritet. Dritarja e cila hapet para nesh, duhet ta shfrytëzojmë dhe të japim rezultate konkrete. Tani është koha që secili të pret dhe të rri drejt BE-së dhe NATO-s. Ne kemi gabuar të gjithë, kemi humbur shumë raste, dhe në qoftë se ne humbasim edhe këtë, qytetarët nuk do të na falin. Unë mendoj se ky është hapi i parë për ndarje partiake që është angazhimi ynë”, tha Osmani.