Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se “çdo hapje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin u përmbyllën çështjet e Marrëveshjes së Ohrit na kthen para vitit 2001”.

“Çdo mbivotim i gjyqtarëve maqedonas në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, çdo përpjekje e Ministrisë së Drejtësisë të bëjë ndryshime pa pajtimin e gjithë Qeverisë dhe pa konsensus në Kuvend është heqje e balancit mes gjuhës shqipe dhe maqedonase dhe do të hap spirale ku ndryshon rrugën në të cilën jemi nisur”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev tha se do të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venedikut.