Refuzimi i dekretimit të Ligjit për gjuhët nga ana e presidentit Ivanov nuk paraqet befasi për zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani por siç thekson ai paraqet dëshpërim.

“Jemi të dëshpëruar edhe pse ishte e pritur megjithatë menduam se do ta shfrytëzoj momentin që të dërgojë porosi”, ka deklaruar Bujar Osmani, transmeton Aktuale.mk.

Sipas tij presidenti duhet të jetë qendër kohezive e shoqërisë e cila duhet të bashkojë etnitetet dhe grupet e ndryshme shoqërore.