Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot me një letër drejtuar Komisionerit Evropian për Menaxhim me Kriza, Janez Lenerçiq kërkoi aktivizimin e mekanizmit evropian për mbrojtjen civile për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Tani për tani, masat e marra nga Qeveria për të trajtuar pandeminë Covide-19 janë duke dhënë rezultate efektive, por duke pasur parasysh numrin në rritje të pacientëve në vend, në periudhën e ardhshme, vendi do të ketë nevojë për pajisje shtesë mjekësore, materiale dhe pajisje për aktivitete të përshtatshme në terren, për të cilat vlerësojmë në ndihmën deri tek mekanizmi i BE-së për mbrojtjen civile”, thuhet në letër.

Siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Mekanizmit Evropian për mbrojtjen civile, nga i cili, në vitin 2016, ka përdorur ndihmë gjatë përmbytjeve në rajonin e Shkupit.