Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë në emisionin Zig Zag në TV Art ka folur për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe mes tjerash ka folur edhe për takimin që kryetari i tij, Ali Ahmeti, do ta organizoj këtë fundjavë.
Nuk dihet se kush do të jetë në takim dhe a është zyrtar ky konstatim i Osmanit. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faton Fazliu ka dhënë qëndrimin e partisë së tij duke thënë “Nuk ka takime me figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike dhe nga gjykata të tjera ndërkombëtare!”
Partitë politike shqiptare duhet të ulen në tryezë edhe me partitë maqedonase për të filluar edhe bisedimet për qeverinë e re.
Kujtojmë se të dielën më 25 dhjetor duhet të rivotohet në vendvotimin numër 2011 në Tearcë e pastaj pritet të zyrtarizohen votat dhe mandatet e deputetëve të çdonjërës parti./Telegrafi/