Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka qenë sërish e ashpër me qëndrimin e partisë së saj ndaj Donika Gërvallës, që nuk u lejua sërish të merrte pjesë në Kuvendin e Punës të kësaj partie.

Ajo ka thënë se do ta vazhdojnë luftën për ndryshim dhe e ka quajtur krim vendimin e LDK-së që Donika Gërvalla të mos merr pjesë në Kuvendin e Punës.

“Kemi diskutuar me të gjithë kolegët që pavarësisht kësaj që po ndodhë ne duhet  vazhdojmë luftën edhe brenda. Dua ta përsëris se trajtimi i familjeve dhe përfaqësuesve të diasporës është krim, sepse nuk ka asnjë arsye të frikësohen nga fjala e lirë . LDK nuk do të duhej të frikësohej nga pjesëmarrja e dy njerëzve legjitim nga diaspora”, ka thënë Osmani.