Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se nuk do të ketë rizgjedhje masive të gjykatësve duke hequr të vjetrit dhe vendosur të rinjtë. Në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, Osmani tha se reformat në këtë segment të gjyqësorit do të bëhen me avancimin e rolit të Këshillit të ri gjyqësor, i cili do të bëjë ndryshime në rregulloret e emërimit dhe disciplinimit të gjykatësve gjë që do të stimulojë kontroll më të madh të kualitetit të punës së gjykatësve.

BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Vlerësoj se është një gabim në interpretim se Qeveria do të bëjë rizgjdhje masive të gjykatësve. Do të ketë vetëm avancim të rolit të Këshillit Gjyqësor në drejtim të përkufizimit të procedurave për emërin ose për disciplinim të gjykatësve…Madje një prej masave të planit 3-6-9 është anulimi i Ligjit për Verifikimin e Fakteve, për disciplinim të gjykatësve, pasi vlerësojmë se kjo është një instrument presioni. Nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme por do të zbatohet një sistem kualitativ për emërim të gjykatësve që do të jenë të pavarur dhe të paanshëm”

Zëvendës kryeministri theksoi se targeti kryesor i reformave të Qeverisë së re të adresuar nëpërmjet planit “3-6-9” është gjyqësori, pasi edhe faktori ndërkombëtar por edhe opinioni i ekspertëve të Maqedonisë, këtë fushë e kanë konsideruar si më të brishtën.

Sa i përket ardhmërisë eurointegruese të Maqedonisë, Osmani tha se po bëhen hapa shumë pozitive drejt zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë që është pengesa kryesore për intergrimin e Maqedonisë në familjen e madhe evropiane.

BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Ka sinjale pozitive. Nimic erdhi në Shkup pas një kohe të gjatë, edhe Dimitrov ishte në Athinë, Nimici u takua me Kocijasin. Edhe unë nëpërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane punoj për ndërtimin e lidhjeve të reja me Greqinë, eventualisht edhe për një takim të nivelit të lartë me Greqinë. Kemi nevojë për vendime të guximshme, Qeveria është e gatshme të negociojë për zgjidhjen e kësaj çështje”

Osmani thotë se me rëndësi është që në gjithë procesin e zgjidhjes së kontestit të marrin pjesë të dy palët, edhe Shkupi zyrtar, por edhe Athina zyrtare. /SHENJA/

bujar osmani REL by tvshenjaofficial