Osmani: Nuk ka bisedime për himnin, flamurin dhe stemën

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, mbrëmë në TV21 në emisonion “Click plus” demantoi informacionin se, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke negociouar me kryeministrin Zaev për ndryshim të himnit, flamurit dhe stemës. Osmani mohoi shkrimet nëpër media, duke theksuar se janë transmetim joserioz i një deklarate.

“Se po negociohet shkruajnë mediat, por nuk tha kështu Ahmeti. Dhe unë mund ta demantoj se Ahmeti nuk ka thënë një gjë të tillë. Është transmetim joserioz i një deklarate e cila është për para 20 viteve kur është biseduar për flamurin, himnin dhe stemën”, deklaroi Osmani.