Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Serbisë, ku do të realizojë takime me Ministren për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq, me Kryetarin e Bordit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Nenad Çanak si dhe me Koordinatoren e Konventës Nacionale për BE-nënë Republikën e Serbisë, Natasha Dragojloviç.

Në takim do të hapen tema për progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve, potencialet në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si dhe perspektivat evropiane të rajonit në kontekst me ngjarjet e rëndësishme të ardhshme si që janë: Strategjia e zgjerimit, Raporti i Komisionit Evropian për vendet e rajonit, Samiti i zgjerimit në Sofje etj.

Vizita në Beograd është pjesë e turneut Ballkanik të cilin Zëvendëskryeministri Osmani e filloi me vizitat e tij në Athinë dhe Tiranë në fillim të këtij muaji, ndërkaq pas vizitës së ti në Beograd do të vazhdojë me vizitë edhe në Sofje.