Kryeministri Edi Rama teksa u ka uruar ndjekësit e tij në Facebook një ditë të mbarë, ka dhënë edhe një lajm të mirë për shqiptarët.

Kreu i qeverisë publikoi videoprojketin për ndërtimin e terminalit Lindor të Tiranës, që do të ngrihet në Farkë.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë projekt që brenda vitit 2019 do të bëhet Terminali Lindor i Tiranës në Farkë, një stacion modern i autobuzave ndërurbanë dhe ndërkombëtarë në kryeqytet, ju uroj një ditë të mbarë “– shkruan Rama.