E martë, 7 Maj, 2024
Ballina Lajme Maqedoni Osmani: Plani “3-6-9” parasheh 73 masa në 11 fusha (VIDEO)

Osmani: Plani “3-6-9” parasheh 73 masa në 11 fusha (VIDEO)

Sekretariati për Çështje Evropiane sot ka organizuar tribunë kushtuar Planit “3-6-9” dhe implementimit të tij me përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Zëvendësministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp njoftoi se plani “3-6-9” parasheh gjithsej 73 masa në shumë fusha.

“Plani 73 masa në 11 fusha, 13 masa në gjyqësor, 11 masa për zgjedhje lokale, 9 për Kuvendin dhe të tjera. Deri më tani janë realizuar disa nga masat, gjegjësisht është formuar grupi i grave të deputetëve, është formuar Komisioni Anketues, Komisioni për të Drejtat Themelore, Komisioni për mbikëqyrjen e agjencive të zbulimit, janë edhe realizuar edhe disa masa tjera”, tha Osmani.

Osmani tha se gjuha shqipe parashihet për tremujorin e parë, dhe nuk e presin Komisionin e Venedikut. Ai gjithashtu tha se është mirë pasi që edhe opozita e e ka votuar deklaratën për hyrje në BE.

“Jemi në mes të 100 ditëshit të parë të formimit të Qeverisë dhe kjo pjesë ishte e përkushtuar për rikthimin e vendit të eurointegrimit dhe në NATO. Kishim 3 vizita të lartë në Bruksel dhe qëllimi jonë është që t’i zhbllokojmë proceset, për këtë edhe e formuam planin “3-6-9”, i cili ka mbështetje të fuqishme nga ndërkombëtarët, por edhe brenda Maqedonisë. Ky plan parasheh të arrihet inkluzivitet mes Qeverisë dhe opozitës, qytetarëve gazetarëve dhe të gjithëve. Duhet ta ndajmë në këtë projekt në projekt mbi entik, mbi partiak, mbi nacional. Është mirë që edhe opozita e votoi deklaratën për hyrje në BE. Ne duhet t’i ndajmë edhe përgjegjësitë dhe meritat. Nuk ka rrugë tjetër për të thyer këtë bllokim përveç një konsensusit mbipartiak”, tha Osmani.