VMRO-DPMNE në një deklaratë me shkrim ku thotë se LSDM-ja është në pushtet dhe ka përgjegjësinë për t’u kujdesur për shtetin dhe ekonominë, dhe jo, siç tregohet nga konferencat boshe dhe të shurdhëra për shtyp të manipulojë publikun dhe gjenë justifikime për të mos i plotësuar premtimet e dhëna para qytetarëve të Maqedonisë.

“SDS për dhjetë vite ka manipuluar qytetarët dhe e ka kritikuar qeverisjen e kaluar se po ekzagjeron me nivelin e borxhit, kurse tani për më pak se dy muaj e ka futur në borxh shtetin për 70 milin euro, ndërsa në rebalancin e buxhetit parashikojnë një huamarrje prej 150 milionë eurosh”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Qytetarët, thonë nga kjo parti,presin nga LSDM-ja që të fillojnë të bëjnë diçka në vend që t’i mbulojë dëmet nga rebalanci joshtëpiak me trillimet dhe sulmet ndaj VMRO-DPMNE-së.