Komisioni Evropian sot në raportin e saj të progresit për vendin edhe njëherë e konfirmoi rekomandimin për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, tha sot zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Osmani tha se raporti qartë konstaton angazhimin e reformave të vendit veçanërisht përmes rezultateve në fushën që KE i ka konfirmuar si prioritet siç janë në gjyqësi, administratë publike, shërbimet e sigurisë dhe në luftën kundër korrupsionit.

“Me këtë janë përmbushur kushtet që më 26 mars të merret vendim për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Me këtë kthehet besueshmëria evropiane dhe besimi në BE”, tha Osmani.

Sipas tij, janë përmbushur të dyja kushtet për fillimin e bisedimeve dhe më nuk ka asnjë argument “kundër”.