Pritje të ndryshme rreth zgjidhjes së rastit Monstra para Gjykatës Supreme, por ka edhe interpretime të ndryshme në lidhje me afatin në të cilin gjykata supreme duhet të vendosë.

Ish gjykatësi hetues nga gjykata themelore e Gostivarit, Sejfulla Osmani, thotë se afatet e përgjithshme vlejnë edhe për këtë gjykatë përkatësisht pas seancës publike në afat prej 60 ditëve duhet të sillet vendim. Edhe pse siç thotë ai, praktika e keqe e tejkalimit të afateve është shumë e pranishme tek gjykatat, pritet që lënda të kthehet përsëri në procedurë.

“Mendoj se në këtë rast Gjykata Supreme në bazë të provave dhe rrethanave dhe në bazë të gjendjes faktike duhet të vërtetojë në qoftë se në atë rast është shqyrtuar gjithçka ose jo, që sipas meje mendoj se jo, dhe ka pasur mjaft gjëra të pa logjikshme, nga ajo që kam mësuar nga mediat. Jam i bindur dhe besoj se do të ketë vendim”, ka thënë Sejfulla Osmani, Ish gjykatës hetues nga Gjykata Themelore e Gostivarit.

Në pyetjen e e parashtruan nga TV21 deri tek gjykata supreme se kur do të sillet vendim, prej gjykatës ka pasur një përgjigje jo të precizuar mirë.

“Në raport me afatin për sjellën e vendimit për lëndën që ka të bëjë me vrasjen e 5 personave tek liqeni i Smillkovës, në pajtim me parimet e Ligjit për procedurë penale, do të përgatitet vendim dhe i njëjti do të dorëzohet deri tek palët”, Gjykata Supreme e RM-së.

Pasi që prokurorja e cila e udhëheq lëndën para Gjykatës Supreme, Liljana Spasovska kërkoi shfuqizim të vendimeve të shkallës së parë dhe të dytë edhe profesori universitar Gordan Kalaxhiev mendon se prokuroria nuk mund të kërkojë lirim në qoftë se nuk është e sigurt në lidhje me vërtetimin e qëllimit.

“Është një nga vështirësitë më të mëdha të secilit prokuror dhe gjykatës dhe për të gjithë ne kur vije puna që të gjykojmë dikë për vepër penale. Në princip për këtë gjë ndodh edhe e gjithë kjo histori. Në qoftë se nuk jemi të sigurt, nuk kemi dyshime serioze që të japim opsion për lirim”, ka thënë Gordan Kallxhiev, profesor universitar.

Nëse vendimi i supremes është në kundërshtim me kërkesën e prokurorisë, prokuroja Spasovska paralajmëroi se në dispozicion ka edhe një mekanizëm përmes së cilit mund të rishqyrtohen dënimet me burg të përjetshëm dhe ligjshmëria e procedurës, e kjo është që të dorëzojë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.