Gruevski është duke i mbrojtur interesat e një grupi të vogël të njerëzve. Vendi nuk ka nevojë për pseudopatriotizmin e tij. Aktivitetet e fundit të Gruevskit na kujtojnë kohën e Sllobodan Millosheviqit. Marrëveshja e fundit për fqinjësi të mirë me Bullgarinë hap perspektiva të mëdha dhe se duhet të bëhet dallimi i qartë ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevskit, kështë është shprehur në një intervistë për agjencinë bullgare BGNES, Petar Bogoevski, njëri nga iniciatorët e Nismës për reforma dhe demokratizim të OBRM-PDUKM-së, përcjell Fol.

‘Nëse është në rrezik karriera e një politikani, nuk do të thotë se rrezikohet ardhmëria e vendit. Nuk duhet të jemi peng i politikanëve të papërgjegjshëm të cilët na prezantojnë interesat e tyre personale si interesa kombëtare’, shtoi Bogoevski.

Në lidhje me “Erën e re” të Gruevskit, ai ka shtuar se kjo mund të krahasohet me atë të Millosheviqit, kjo nuk është e çuditshme vetëm për votuesit e tyre, por nuk haset as në literaturën politike që një politikan që përfundon karrierën e tij politike, atë ta bëjë nëpërmjet një “Ere të re”. /Fol/