Pas faktit se nga Prokuroria speciale publike nuk ka të ngritur asnjë proces kundër ministrave të rinj, ka komentuar edhe zv/kryeminsitri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Ja postimi i tij në Fejsbuk:

“E drejta gjithmonë triumfon. Shpifësit mbetën sot me gishta në gojë. Tani na pret punë për të përsëritur suksesin e ministrisë së Shëndetësise bile edhe më shumë dhe të bëjmë Maqedoninë Europiane!”, ka shkruar Osmani.