Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas saj, ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë.

“Do të thotë që nuk e do vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit”.

“Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”.