Osmani: Talat Xhaferi është kreu i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë (FOTO )

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka konfirmuar se Bashkimi Demokratik për Integrim do të kandidojë Talat Xhaferin për kryetar të kuvendit të Maqedonisë.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në “Facebook”, ku ka thënë se ky është një premtim i BDI-së që do të realizohet.

“Duke konfirmuar edhe një premtim të realizuar të BDI-së, njëri prej tre funkcioneve të para në shtet shqiptar. Z. Talat Xhaferi, kryetar i ardhshëm i Kuvendit të RM!”, ka shkruar Osmani në Facebook.