Lideri i LSDM-së është takuar me ambasadore e Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup, Lepa Babiq, ku është diskutuar për krizën e tanishme politike në vend.

Me këtë rast, Zaevi ka deklaruar se do të zgjidhet kryetari i kuvendit dhe se Maqedonia do të ketë edhe qeveri të re. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për pritshëmritë e opinionit të brendshëm, qytetarëve dhe sektorit të afarizmit për stabilizimin dhe zhvillimin e vendit.

Zaev dhe Babiq u shprehën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Maqedonisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.