Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nisur ditën duke publikuar një video në profilin e saj në Facebook.

Osmani në videon e postuar në profilin e saj shkruan “mirmëngjesi”, dhe në pamje duket se para institucionit të presidencës është vendosur edhe flamuri Dardan.

Flamuri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova është vendosur krahas atij të shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.