Spitalet private “Zhan Mitrev”, “Sistina” dhe “Remedika” thanë se kanë protokolle për izolim dhe aty do të mund të mjekohen pacientët tek të cilët është diagnostikuar Kovid-19, tha sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Theksoi se në këto tre spitale ka rrugica për izolim në të cilat mund të trajtohen pacientë për atë shërbim për të cilin janë pranuar fillimisht, me qëllim që të lirohet kapaciteti përkatësisht presioni nga spitali “8 Shtatori”, ku zakonisht dërgoheshin këta pacientë.

“Ajo që u imponua si nevojë në vetë teknologjinë e punës së spitaleve private, kur pati pacient që atje është pranuar për shërbim tjetër shëndetësor për të cilën ndoshta paguan Fondi, nëse institucioni privat ka marrëveshje apo paguan plotësisht pacienti privatisht, nëse diagnostikohej se ka Kovid-19, atëherë në spitalin “8 Shtatori” spitalet private i zhvendosnin pacientët. Megjithatë, atje tani është presion serioz i spitalit dhe ne në këtë mënyrë dëshirojmë ta ruajmë”, thotë Filipçe.

Siç tha, tani nëse pacienti që po mjekohet në spital privat për shërbim tjetër ndërsa ndërkohë është diagnostikuar me Kovid-19, ai mbetet atje të mjekohet në repart për izolim në spital adekuat.

“Nëse normalisht i nevojitet shërbim shëndetësor që do të thotë trajtim i sëmundjes së ndezjes së mushkërive për shkak të Kovid-19, atëherë mundet, nëse dëshiron, të zhvendoset në klinikat shtetërore”, tha Filipçe.

Theksoi se me spitalet private është biseduar edhe për kuadrin që sipas nevojës, duhet të jetë në disponim të institucioneve publike shëndetësore, para së gjitha specialistë të anesteziologjisë apo mjekësisë interne.

“Tani për tani nuk ka nevojë, është plotësisht i mjaftueshëm ky numër që janë paraqitur në listë dhe sipas parimit të prioritetit do të sistemohen në institucionet publike shëndetësore. Nëse imponohet nevoja të mbushen kapacitetet tona në institucionet publike shëndetësore, të shfrytëzohen edhe shtretërit spitalorë në institucionet private për trajtim të pacientëve të cilëve u nevojitet shërbim shëndetësor për shkak të virusit Kovid-19”, shtoi Filipçe.