Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka biseduar për disa minuta me të nominuarin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin në sallën e Kuvendit.

Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar në Kuvend Pacolli dhe Kurti, por ajo që dihet është ultimatumi që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka dhënë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa që brenda dhjetë ditësh të arrijnë marrëveshje me Vetëvendosjes për formimin e Qeverisë duke i thënë se në të kundërtën nuk ka pse të qëndroj AKR në koalicion me LDK-në.  Pacolli poashtu  ka thënë se këtë ultimatum dhjetëditësh do ia jap edhe Akbin Kurtit.