Zyra e jashtme për punë kriminalistike, Negotinë ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale T.D. (60), ish-kryetar komune i Demir Kapisë, për shkak të dyshimit e kryerjes së veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, informojnë nga Ministria e Brendshme.

Ish-kryetari i Demir Kapisë akuzohet se gjatë periudhës 2011-2017 ka mundësuar punësimin e personave I.V (43) dhe R.D. (47), të dy nga Shkupi, dhe u ka mundësuar marrjen e një page edhe pse herë pas here kanë ardhur në punë.
I lajmëruari u’a ka mundësuar të merrnin përfitime të paligjshme të pronës nga 3.073.859 denarë, në dëm të buxhetit të komunës së Demir Kapisë.