Bilall Kasami është ftuar në takimin e liderëve të partive politike në Ohër në kuadër të dialogut “Zhan Mone” me nismën e Parlamentit Evropian.

Në listën e të ftuarve janë Zoran Zaev nga LSDM, Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti i BDI-së, Ziadin Sela nga ASH dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

Kasami është ftuar sepse ai mban vulat e partisë dhe se ende pa përfunduar epilogu gjyqësor ai vazhdon të mbajë pronësinë e këtij subjekti.

Nga Lëvizja BESA e Afrim Gashit thonë se presin epilogun gjyqësor ku do të dëshmohet falsifikim brutal i kapjes klandestine dhe kriminale të partisë nga ana e njerëzve të Kasamit, një skenar i përgatitur muaj më parë, para se të shpërthejnë përplasjet. (INA)