Në koluare të gazetarisë dhe politikës përfilitet se kryeministri Zoran Zaev dhe shumica parlamentare tanimë kanë “siguruar” 80 vota të deputetëve në Kuvend edhe pa deputetët e ASH-së së Ziadin Selës dhe Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit. Por, cili duhet të jetë roli i liderit opozitarë shqiptarë Ziadin Sela, nës kjo është kështu siç flitet?

“Zoran Zaev po e shton bindjen se logjika e tij është sikur e një “toptan” tregtari që gjithnjë ka si interes kalkulimet shitblerëse. Mbajtja peng e ligjit për gjuhët, refuzimi i amendamenteve të partive opozitare shqiptare i nxorri maskën këtij kryeministri që para diplomatëve e ka gojën plotë me pretendimet se ka mbi 50 mijë vota shqiptare. Beteja dhe kalkulimet e tij tani janë fokusuar në sigurimin e 80 votave pa votat e ASH dhe BESES se Kasamit. Dhe nga logjika e veprimeve të deritanishme ai do e arrijë këtë, pas çarjeve të thella në VMRO”, thotë për Zhurnal, gazetari dhe opinionisti Naser Pajaziti.

Sipas tij, Sela dhe Kasami në këtë fushëbetejë politike janë mes dy zjarreve, duke e pasur të qartë koston e lartë që do ta paguajnë ose do ti shpaguhet./Zhurnal.mk