Ish-anëtari i LSDM-së, Ljupço Palevski, konsideron se të gjithë anëtarët e Komitetit ekzekutiv të LSDM-së kanë përgjegjësi serioze për heshtjen ndaj, siç thotë, gjithçka që ndodhë në vend.

Sipas tij, arritja e një ujdie për ndryshimin e sistemit të shtetit është përgjegjësi serioze, si politike, ashtu edhe penale.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar LSDM-ja e cila Palevskit i kërkon që të tërhiqet dhe të kërkoj falje ndaj LSDM-së. Kjo parti e akuzon Palevskin se është vënë në shërbim të Gruevskit dhe se asnjë gënjeshtër, siç thonë, e mediave të kontrolluara nga Gruevski nuk do të ketë sukses.