Ka përfunduar protesta e sotme, e cila filloi para Prokurorisë Speciale dhe përfundoi para godinës së Qeverisë. Kjo ishte dita e 11 me radhë e protestave të organizuara nga iniciativa “Protestoj”, që vijnë pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për të falur politikanë ndaj të cilëve është nisur procedurë gjyqësore.

Protestuesit përpos tërheqjes së vendimit për falje të Ivanovit kërkojnë edhe shtyrjen e zgjedhjeve që janë caktuar për më 5 qershor, ngase, siç thonë ata nuk janë plotësuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.