Drejtoresha e Departamentit të Shtetit, Elizabeth Trudeau, në konferencën për shtyp, në një deklaratë për Zërin e Amerikës i bëri thirrje presidentit Gjorge Ivanov të anulojë vendimin e tij për amnisti për personat e lidhur me krizën politike dhe çështjet e përgjimit dhe të lejojë që Prokuroria Speciale dhe gjykatat të bëjnë punën e tyre.

Ajo tha se SHBA-ja dhe BE-ja ka shprehur në mënyrë të qartë shqetësimin e saj në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve të besueshme në Maqedoni. Koha, siç thekson Trudeau, është e shkurtër dhe shumë mbetet për t’u bërë.