Qendra e qytetit gjerman, Potsdam ku mbahet panairi i Krishtlindjes është evakuuar për shkak të dyshimeve për një pako me eksploziv, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forcat speciale të policisë të cilat po hetojnë pakon e dyshuar, ndërsa qarkullimi në rrugët kryesor është bllokuar, raportojnë mediat gjermane.

Gazeta “Potsdamer Nojeste Nahrihten” e përshkruan pakon e dyshuar me dimensione 40 me 50 centimetra, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë tutje shkruan se pakoja është dërguar në barnatoren afër panairit, raporton Reuters.

E njëjta gazetë shkruan se policia e ka pranuar thirrjen rreth orës 14 e 30 sipas kohës lokale pasi që personi i punësuar në barnatore e ka hapur pakon dhe brenda ka parë tela dhe pajisje elektronike.