Zgjerimi i shumicës parlamentare nga ana e Kryeministrit Zaev me pranimin e PDSH-së, Amdi Bajramit dhe grupacionit të Gashit, jo vetëm që ka shkaktuar paknaqësi tek partnerët tjerë si BDI dhe Partia e Samka Ibraimovskit por gjithashtu ka shkaktuar paknaqësi edhe brenda LSDM-së.
Ditë më parë reagoi Muhamet Zeqiri dhe përfaqsues të “Revolucionit Laraman” të cilët e humbën Ministrin e Kulturës të cilën e drejtonte një përfaqsues i tyre.
Me një fjalë, është duke “vluar” brenda koalicionit për faktin se Zaev nuk ka pyetur askënd për zgjerimin e përbërjes qeveritare.
BDI e cila është duke heshtur për këtë gjë ndjehet e kërcnuar nga Kryeministri Zaev për shkak të zërave se tanimë Zaev nuk mvaret nga votat e BDI-së dhe gjithashtu i paksohet “kulaçi qeveritar” nga i cili do të marrin Gashi dhe Thaçi.
Sipas informacioneve brenda Qeverisë po mbretëron panikë, nervozizëm dhe ftohje raportesh mes LSDM-së dhe BDI-së.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse Zaev do të arrijë të mbajë kontrollin s’paku deri në mbajtjen e Samitit të NATO-s./Fol/