Qëndrim zyrtar nga ministria e arsimit dhe shkencës për mbylljen e shkollave nuk ka, por edhe përskaj kësaj pjesa më e madhe e prindërve me vet iniciativë kanë vendosur që të mos i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte.

Sipas informacioneve të medieve elektronike nga terreni, në disa shkolla të komunave të Shkupit në shkollë janë prezent gjysma ose një e treta e fëmijëve.

Nga Ministria e arsimit thuan se ata nuk mund që të sjellin vendim për mbylljen e shkollave, e as të ndikojnë ndaj vendimeve individuale të prindërve, por po presin instruksione nga Komiteti Drejtues për menaxhimin me kriza, si një trup qendror për menaxhimin me krizat.

Në disa shkolla, një pjesë e hapësirave janë të ndaluara për shfrytëzim./TetovaSot/