Mediat kosovare njoftojnë se këngëtari shqiptar i njohur si Noizy është plagosur me armë në Prishtinë. Klan Kosova shkruan se ai është përplasur me armë me këngëtarin Kozman.
Që të dy gjendeshin në parkun e hotel “Suis Diamond”, ku dhe ka nisur përleshja.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e kosovës, e cila ka arrestuar repistin Noizy.
Ndërkohë, sipas Gazetës Ekspres, në këtë sherr kanë marrë pjesë anëtarë të grupeve “OTR” dhe “Babastars”. Përleshja ka nisur pasi miqtë e këngëtarit Noizy kanë tallur kolegun e njohur si Skivi. /tvklan.al