Papa Françesku ka thënë se mendon që çiftet e të njëjtit seks duhet të lejohen të kenë “bashkime civile”.

Ai i bëri komentet, të cilat janë një largim i rëndësishëm nga ligji i Vatikanit dhe paraardhësit e tij, në një dokumentar të drejtuar nga Evgeny Afineevsky.

“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë një familje”, tha ai në film, i cili u shfaq premierë të mërkurën, raporton BBC.

“Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të dëbohet ose të mjerohet për shkak të saj. Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkimit civil. Në atë mënyrë, ata do të jenë të mbuluara ligjërisht”, shtoi i pari i Kishës Katolike, transmeton Telegrafi.

Filmi Francesco, për jetën dhe veprën e Papa Françeskut, u shfaq premierë si pjesë e Festivalit të Filmit në Romë. Filmi gjithashtu shfaq edhe një skenë, ku inkurajohen dy burra homoseksualë për të rritur fëmijët e tyre në një kishë famullie.

Ndryshe. komentet dhe veprimet e tij janë një largim nga deklaratat e mëparshme që ka bërë për të drejtat e LGBT.