Të dy personat të cilët gjatë ditës së djeshme u arrestuan në Aeroportin e Shkupit të dyshuar për vepër të kryer penale “Prodhim të paligjshëm dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, janë sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup. Pas deklaratave të të dyshuarve dhe prokurorit publik, gjyqtari ka marrë vendime dhe të dyshuarit N.K i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa të dyshuarit M.Z i ka caktuar masë arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Siç kumtuan sot nga Gjykata Themelore Penale Shkup, vendimet edhe për të dy personat janë marrë për shkak të ekzistimit të dyshimit nga neni 165 paragrafi 1 pika 1,2 dhe 3 gjegjësisht rrezik për arratisje, mundësi për ta penguar hetimin dhe të ndikojë ndaj dëshmitarëve dhe mundësi për të përsëritur veprën.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë të ankesës para Këshillit Penal.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme, nën udhëheqjen e prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar është zbatuar aksion në të cilin nëpunësit e policisë të Ministrisë së Punëve të[ Brendshme kanë sekuestruar 40 paketime materi kimike me peshë të përgjithshme prej 1105 kilogramë.

Prej atje informojnë se gjatë ditës së sotme personat e arrestuar do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup dhe për të njëjtit është propozuar shqiptim i masës së paraburgimit.

Sipas vlerësimit fillestar me sasinë e sekuestruar të prekursorit do të prodhohej amfetaminë me vlerë prej mbi 50 milionë euro, kumtuan nga Prokuroria.