Gjykata Penale në Shkup ka vendosur paraburgim për dy deputetët tjerë, Sasho Vasilevski dhe Zhaklina Peshevska, bën të ditur A1on.

Edhe këta dy deputetë u dërguan në paraburgim nga garazha, duke përdorur automjetet policore. Përndryshe, gjashtë deputetët janë pjesë e akuzave për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqdonisë.

Pritet vendimi edhe për dy deputetët tjerë, Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimovski./