Moti në Maqedoni do të jetë me diell. Nëpër disa fushëgropa dhe nëpër luginat e lumenjve do të ketë mjegull të dobët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në një, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 16 gradë Celsius.

 Në Shkup mot i ngjashëm, me diell, me erë të dobët juglindore dhe mjegull të dobët. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira mesatare.