Në fillim të vitit të ardhshëm do të lëshohen në qarkullim bankënotat e para të shkruara me emrin e ri të shtetit. Këtë e bëri të ditur sot Guvernatorja e Bankës Kombëtare të Maqedonisë Veriore, Anita Angelovska-Bezhoska.

Guvernatorja theksoi se në fillim do të lëshohen në qarkullim bankënotat prej 500 denarësh dhe pastaj ato prej 10 denarësh.

Por, bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhë, pra nuk do të jenë të shkruara edhe në gjuhën shqipe.

“Lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, bankënotat nuk do ta përmbajnë gjuhën shqipe, presim që të bëjmë konsulta shtesë dhe do të veprojmë sipas kornizës ligjore dhe kushtetuese”, tha Bezhovska.

Gjithë procesi për ndërrimit të parave me emrin e vjetër të shtetit do të zgjasë rreth 5 vite./GazetaLajm/