Shkruan Qenan Aliu

Promovimi ditëve të fundit të parimit ,,fituesi me fituesin,, është në rradhë të parë për anim krahu sesa e argumentuar në aspektin politik, juridik dhe sociologjik. Siç dihet ky parim është inkorporuar në një nga pikat e të ashtuquajturës ,,marëveshje e majit ,, në vitin 2007 të firmosur nga liderët e Vmro-së dhe Bdi-së, Gruevski dhe Ahmeti .

Kjo premisë erdhi si rrezultat i shmangëjes së Nikolla Gruevskit që në vitin 2006 pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të formojë qeverinë me Bdi-në atëherë si fituese e zgjedhjeve në kampin shqiptarë. Pra ky parim është i një marëveshje të dy partive politike dhe thjeshtë është vetëm si marëveshje politike e teknike që juridikisht sipas normave pozitive të vendit nuk është e obligueshme.

Parimi,,fituesi me fituesin,, realisht mbeti si rregull e pashkruar sipas Bdi-së me synim që të mbetet edhe si tradicionale, por nga ana tjetër kurrë nuk pati tentime që ky parim të sistemohet në një farë mënyre me norma . Kjo edhe vështirë se do të mund të bëhej pa ndonjë konsensus të gjërë mbase do të vinte ndesh me rregullat e demokracisë si sistem. Pa dyshim se ky parim do të duhet të jetë i respektuar në Maqedoni, gjithnjë duke patur para syshë numrin demografik dhe peshën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Edhe pse ndodhitë ishin para fyrmosjes së kësaj marrëveshje , por përsëri në parim Vmro-Dpmne kurrë nuk i sqaroi opinionit se pse këtë parim nuk e zbatoi në formimin e qeverive në vitin 1998 dhe 2006-të. Madje kjo parti edhe me aplikimin e sistemit shumpartiak në vendë, rrefuzoi të qeverisë në partneritet me parti politike shqiptare. Sigurisht se në joshje për mosrespektimin e këtij parimi në vitin 1998 dhe 2006 ishte edhe interesimi për përpjesëmarje në qeverisje edhe i jë partie politike shqiptare.

Me këtë veprim edhe më 98-të edhe më 2006-tën sidomos në këtë të dytën , Vmro-Dpmne kishte për qëllim të mposhtë partinë e Ali Ahmetit , për të synuar që ajo të fillojë të ketë ramje në rejtingun e sajë, me një fjalë të dobësojë peshën politike si reprezente politike. Nga ana tjetër për të ritur rejtingun e partisë dhe të vetin Gruevski me faktin se gjoja ai arriti të shmagë dhe injorojë sipas tyre ish-kryengritësit. Pra këto shmangëje u bënë kurë kjo parti kishte të fituara shumicën në Kuvend dhe pazaret ia arinte ti bëjë me përçmime gjatë negociatave. Në ciklet zgjedhore tjera kjo shmangje nuk u praktikua por Vmro-Dpmne joshi establishmentin politik të Bdi-së në forma tjera saqë edhe sot e kësaj dite kjo parti hasën në ngushtime të skajshme, madje ariti në përgjysmimin e elektoratit dhe të mandateve në kuvend, edhe ate nga një mbështetje historike në vitn 2014-të.

Ky parim ,,fituesi me fituesin,, jo vetëm nga këndi i rregullave të demokracisë por edhe nga rrezultati faktik as që mund të vlejë. Sepse fjala është për rrezultat shumë të ngusht në aspektin e mandateve kurse në aspektin e numrit të votave fituese është opozita në kampin maqedonas ashtu siç në aspektin e votave fituese është edhe opozita në kampin shqiptarë bile edhe e barabartë me mandate deputetësh duke mos llogaritur mabdatet e deputetëve shqiptarë në listën e opozitës maqedonase.

Ky parim i theksuar për herë të parë nga zëdhënësi i Bdi-së pas sgjedhjeve të 11 dhjetorit më shumë ka të bëjë me taktikën e animit duke e plasuar këtë parim si ALIBI . Bdi-ja këtë parim ndonëse mund të vazhdojë edhe këtë javë ta etablojë, por në fakt ky parim ndaçi në aspektin e teorive politike apo të demokracisë ndaçi edhe juridikisht është mashtrim i madhë politik që në asnjë mënyrë nuk mund të meret si justifikim. Bdi-ja në asnjë mënyrë sugjerimet nga opinioni nuk duhet ti marë si trusni dhe as që duhet ti trajtojë ashtu, sepse fundja porosia është e kjartë nga vetë shqiptarët por edhe të anëtarësisë së kësaj partie.

Pra parimi i pashkruar juridikisht ,,fituesi me fituesin , e ka edhe rëndësinë e vetë , sepse në të kundërtën nuk do të kishte kuptim gara politike në kampin shqiptarë por do të ishin në pyetje preferncat e koalicionit apo partisë së kampit maqedonas.

Mirëpo është FAKT se sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit nuk ka FITIMTARË të zgjedhjeve në asnjë kamp kushtimisht thënë, por ka vetëm fitues edhe ate jo apsolut për një shumicë minimale sa duhet në kuvend. ( Pra sipas interpretimeve në guhën maqedonase kemi (,,dobitnik na izborite,,) por jo edhe (,, pobednik na izborite,,).

Argumenti tjetër që këtë ALIBI të plasuar tani , e demistifikon skajshmërisht është Deklarata e përbashkët e fyrmosur nga partitë politike shqiptare , e cila edhe përkundër dhjetë mandateve të Bdi-së që e bëjnë shumicën e brishtë pre (61) me Vmro-Dpmne-në, BDI-ja është e obliguar kuptohet moralisht dhe politiksh që tu përmbahet premisave të deklaratës në veçanti ato që i proklamoi si prioritare.

Dhe në fund, është e drejtë statutore e subjektit politik të merë vendimet e saja , sepse reperkusionet politike do ti mbartë vetë. Por mega-skandalet dhe shumçka që ka ndodhur në këtë shtet me shpërdorimin e fuqisë së pushtetit , gjithsesi çfar do hapi nuk mund të jetë e drejtë ekskluzive vetëm e Bdi-së , në rrethana kurë pasoja nuk mbartin vetëm anëtarësia e saj por gjithë shqiptarët dhe qytetarët e këtij vendi. Madje, edhe në qeverisje me anë të partneritetit janë praktike disa premisa;- partneri fundja mund të të ofrojë gjithçka por kur partneri ndjellë urejtje në forma të ndryshme ndaj teje si partner,ajo është cënim i dinjitetit e në rastin konkret parneri një dekadësh i Bdi-së në vazhdimësi ka bërë përçmim dhe denigrim kolektiv të atyre që Bdi-ja pandeh se i përfaqëson.

Dhe krejtësisht në fundë, çdo mazhorancë që qeverisë në mënyrë kriminale , ate mazhorancë demokracia nuk ia lejon që kriminalitetin ta ushtrojë duke u justifikuar në numra, sepse atëherë do të ishte tirani me anë të numrave, ndërsa sundimi i së drejtës , shteti ligjorë dhe demokracia do të mbteshin vetëm farsë për qytetarët .

Demokracia është ajo që në këtë momentum politik parimin e sipër thënë e demistifiokn vetëm si lajthitje të madhe politike dhe si alibi