Zjarri që dje shpërtheu në parkun kombëtar të Pelisterit, është lokalizuar dhe është nën kontroll, njoftoi udhëheqësi i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Manastir, Kostadin Popovski.

“Zjarri është në vijën e gjatësisë prej rreth një kilometri. Gjatë ditës së djeshme, u dogjën vetëm barë i thatë. Por është e rëndësishme të theksohet se asnjë dëm nuk është shkaktuar në parkun nacional “Pelister”. Në fushë janë ekipet profesionale të njësisë së zjarrfikësve në Manastir, Drejtoria e Shpëtimit në situata krize, punonjës nga parku macional “Pelister” dhe vullnetarë”, tha Popovski.

Për shuarjen e zjarrit janë kyçur edhe makina të shumta, të cilat ndaluan zgjerimin e zjarrit në kohën kur në orët e pasdites kishte erë të fortë.