Shorti për konfirmimin e listave të vetme të kandidatëve si dhe renditjen e fletëvotimeve do të mbahet sot në orën 12, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Hedhja e shortit do të mbahet në ambientet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Radhitjen e kandidatëve në listë, KSHZ-ja e konfirmon me short dhe ai është i njëjtë në të gjitha komunat, ndërsa në komunën ku nuk do të ketë përfaqësues të vet, numri përkatës i parashtruesit do të hiqet dhe në vendin e tij do të shkruhet numri rendor i bartësit tjetër pa lënë vend të zbrazët.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor.